Rëndësia e mendimit krijues

Data e Publikimit 03 Mars 2021

Hapësira krijuese ‘Makerspace’ ndihmon në qasje të reja të mësimdhënies dhe ju ofron nxënësve një hapësirë ku ata mund të marrin përvojë praktike duke punuar me konceptet teorike të cilat i mësojnë. Kjo u mundësua përmes Programit të USAID-it “Përkrahje adoleshëntëve pas mësimit të rregullt” – ASSET. Në 16 gjimnazetë Kosovës, nxënësit në bashkëpunim me ekipin shkollor, komunitetin dhe ekipin e Programit u angazhuan që hapësirën e papërdorur ta shndërrojnë në hapësirë krijuese, e cila u pajis me inventar, materiale dhe teknologji të përshtatshme për punë kreative.

Hapësirat krijuese ‘Makerspace’ që nga fillimi i krijimit të tyre, gjatë vitit 2018 dhe 2019, u kanë ndihmuar nxënësve të hulumtojnë, kuptojnë dhe gjejnë metoda kreative për realizimin e projekteve të ndryshme. Në mënyrë që shkollat të krijojnë një mekanizëm për funksionimin dhe mirëmbajtjen e pajisjeve teknologjike, Programi ka punuar në formimin e Klubeve të Teknikëve. Këto klube përbëhen nga nxënësit dhe udhëhiqen nga mentorët – mësimdhënës të fushës jeta dhe puna. Krahas trajnimit për përdorimin e pajisjeve teknologjike që Programi e ka ofruar, secili Klub i Teknikëve ka hartuar planin e punës. Kësisoj, hapësira krijuese është transformuar në një ambient shumë zbavitës dhe ndryshe nga mësimi në klasa.

Ndikimi pozitiv i klubit të teknikëve tek nxënësit

Mundësitë për të bashkërenduar aktivitetet me shokët dhe shoqet e tjera të shkollës kanë motivuar nxënësit që të bashkohen në klubet e teknikëve. Programi ka ofruar një shumëllojshmëri në teknologji dhe materiale të nevojshme që ua mundëson nxënësve pjesëmarrjen në projekte praktike kreative që kanë të bëjnë me shkencën, teknologjinë, matematikën, artin dhe muzikën. Për të dëshmuar përkushtimin ndaj klubit, nxënësi nga gjimnazi “Xhevdet Doda” Leart Daomi thotë: Klubi i teknikëve është një sfidë në vete për mësimin e programeve të reja në teknologji që nuk na bie rasti çdo ditë. Kjo bën zbulimin e interesave të ri në këtë fushë dhe shtyen më shumë punën në grupe ku me të rritet kreativiteti dhe efikasiteti në projektet tona.. Kësisoj ‘Makerspace’ është platforma që lehtëson zhvillimin e mendimit krijues.

Motivimi dhe përgjegjësia e mentorëve të klubeve

Një rol të rëndësishëm për funksionimin kaq të mirë të klubit e kanë edhe mentorët. Ata me vullnet të plotë, kanë mbajtur kurse trajnimi në lidhje me përdorimin e pajisjeve në ‘Makerspace’ dhe më pas u kanë ndihmuar nxënësve t’i përdorin ato në orët mësimore. Mentorët e këtyre klubeve dallohen për motivimin e tyre për t’i ndihmuar nxënësit të gjejnë zgjidhe dhe të eksplorojnë mendjet e tyre kreative. Kështu thotë edhe Njomza Selimi mentore në Klubin e Teknikëve në Gjimnazin “Xhevdet Doda”, Prishtinë.

“Klubi i teknikëve dhe hapësira krijuese është iniciativa që kompleton ciklin e edukimit të mirëfilltë, që vë në pah funksionin praktik të të mësuarit, i cili zhvillohet me anë të shkathtësive në komunikim, shoqërimit, punës në grup, duke ndihmuar kështu ngritjën e nivelit të aftësive personale e që lidhet direkt me të menduarit kritik dhe me të mësuarit e të qenurit kreativ me një motivim të lartë. Konsideroj që çdo sistem edukativo-arsimor ka nevojë për hapësira të tilla krijuese” – thotë ajo.

Mentorja Njomza Selimi duke punuar së bashku me nxënësin Leart Damoni, n֝ë hapësirën krijuese ‘Makerspace’ në gjimnazin “Xhevdet Doda”, Prishtinë – 2021

Aktivitetet e klubit

Disa nga aktvitetet e klubit përfshijnë: mirëmbajtjen e pajisjeve teknologjike në ‘Makerspace’, përkrahje mësimdhënësve në përdorimin e tyre, trajnime të ndryshme të shkurtra për bashkëmoshatarët e tyre dhe mësimdhënësit, evidentimi i aktiviteteve në ‘Makerspace’, evidentimi i përdorimit të pajisjeve dhe menaxhimi i përdorimit të tyre (sipas formatit online apo fizik të përcaktuar nga Programi). Në rast të punës në distancë të shkollave të organizojë aktivitete të ndryshme me nxënës përmes platformave online. Po ashtu, ai/ajo, sigurohet që ‘Makerspace’ në shkollë menaxhohet mirë dhe shfytëzohet nga të gjitha palët e interesuara në shkollë për aktivitete kurrikulare dhe jashtëkurrikulare.

Cilindër i krijuar nga printeri 3D, i cili është ofruar nga Programi “Përkrahje adoleshentëve pas mësimit të rregullt” - ASSET